Ftesë
Të nderuar bashkëpunëtorë, kolegë dhe miq,
Me kënaqësi të veçantë Ju ftojmë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve në kuadër të projektit të UNHCR-së „Refugjat tani-Përgjithmonë njeri“, të realizuar nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve.
Në këtë eveniment, studentë nga Fakulteti i Arteve Dramatike dhe Fakulteti i Artit Figurativ nga Universiteti Shën Qirili dhe Metodi, Shkup dhe studentët e Fakultetit të Arteve Muzikore pranë Universitetit të Tetovës do të paraqesin krijimet e tyre të përgatitura për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes për refugjatët.
Ngjarja do të mbahet më 20 qershor 2019, në Kinema Kultura, duke filluar nga ora 19:00.
Ju lutemi të konfirmoni prezencën tuaj në: viki@chrcr.org.mk ose 071-239203.
E mirëpresim ardhjen tuaj.
Me respekt,
Prof. D-r Violeta Petroska-Beshka
Kryetare e Qendrës për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve