Refugjat tani – njeri përgjithmonë
Marrëveshja për partneritet në projektin Ngritja e vetëdijes dhe përkrahje për refugjatët dhe azil-kërkuesit te bashkësitë lokale është e nënshkruar në mes të Qendrës për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konflikteve (QDNjZK) dhe Komesarijatit të lartë për refugjatë pranë Kombëve të bashkuara (UNHCR), zyra e Shkupit. Projekti ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe senzibilizim të popullatës lokale për refugjatët, azilkërkuesit dhe persona të tjerë me nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, nëpërmjet informimit të opinionit për vuajtjet e refugjatëve, të drejtat, nevojat, mundësitë dhe guximin e tyre, si dhe kontributin pozitiv e subjekteve të ndryshme në menaxhimin me levizjet e refugjatëve.
Qëllimi përfundimtar i projektit është të promovojë dhe të forcojë bashkëjetesën në paqe mes refugjatëve dhe azilkërkuesve nga njëra anë dhe bashkësitë lokale nga ana tjetër.