CHRCR

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT për pjesëmarrje në projektin: TË RINJTË PËR FËMIJËT – Kyçja e të rinjve në përkrahje të respektimit të dallimeve dhe zgjidhje konstruktive të konflikteve te fëmijët

Deri te shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT për pjesëmarrje në projektin: TË RINJTË PËR FËMIJËT – Kyçja e të rinjve në përkrahje të respektimit të dallimeve dhe zgjidhje konstruktive të konflikteve te fëmijët.

Të nderuar,

Në periudhën korrik, 2021-mars, 2022, Qendra për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konflikteve (QDNJZK) do të realizojë projektin „Të rinjtë për fëmijët“ – Kyçja e të rinjve në përkrahje të respektimit të dallimeve dhe zgjidhje konstruktive të konflikteve te fëmijët. QDNJZK është organizatë e cila më shumë se 20 vite realizon projekte qëllimi i të cilëve është përmirësimi i aspekteve të ndryshme në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Projekti planifikon të kyçë rreth 200 nxënës-të shkollave të mesme me gjuhë të ndryshme mësimore/përkatësi etnike prej më së paku 10 shkollave të mesme nga vendi. Pasi të kalojnë trajnim përkatës, nxënësit do të punojnë në ekipe të përziera gjuhësore/etnike dhe bashkërisht do të zhvillojnë materiale kreative të dedikuar për fëmijë të moshës parashkollore. Pritet që trajnimi dhe puna e përbashkët e nxënësve të kontribuojë në respektimin e dallimeve dhe për zhvillim të shkathtësive të tyre për zgjidhje të konflikteve si dhe shkathtësive të tjera socio-emocionale, ndërsa materialet që do ti krijojnë të shërbejnë për respektim të dallimeve dhe zhvillim të shkathtësive të njëjta te fëmijët në kopshtet e fëmijëve. Materialet kreative të dedikuar fëmijëve mund të jenë në formë të shfaqjes teatrale, performancë muzikore, lojë kompjuteristike, produkt figurativ/vizual (radhitëse, labirint, memorie, përrallë me fotografi etj.) dhe/ose aktivitet fizik (lojë ritmike me/pa tekst etj.). Në fund të fundit, me projektin duhet të krijohet një model për realizim të punës shoqëroro-humanitare të nxënësve në shkollat e mesme.

Ekipet të përbërë prej nxënësish nga një shkollë e njëjtë ose shkolla të ndryshme do të punojnë nën mentorimin e arsimtarëve nga shkollat e kyçura, dhe do të kenë përgatitje dhe përkrahje të vazhdueshme nga ekipi i projektit të QDNJZK. Projekti i siguron të gjitha resurset e nevojshme për realizim të aktiviteteve.

Shkollat e mesme të cilat do të donin të marrin pjesë në Projekt duhet ta shfaqin interesimin e tyre përmes mbushjes së formularit të bashkëngjitur dhe dërgimin e tij deri te Qendra për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konflikteve, më së voni deri më 08.07.2021. Formulari i mbushur dërgohet në formë elektronike, në adresën në vijim: luli@chrcr.org.mk

Të gjitha shkollat të cilat kanë shfaqur interesim për pjesëmarrje do të marrin informata me më shumë detaje për aktivitetet e mëtutjeshme të Projektit para fillimit të vitit shkollor. Megjithatë, nëse ndonjë prej shkollave mendon se i duhen informata plotësuese që të mund të vendosë a është e interesuar për pjesëmarrje, lirisht mund të paraqitet në të njëjtën adresë ose në numrin e telefonit +38971341107, Luan Imeri – koordinues i projektit.

Lini një koment.