Македонски (Macedonia)Shqip(Shqiperia)


CHRCR - Qendra për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konf

CHRCR - Qendra për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konflikteve

Qendra për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konflikteve është organizatë e cila në radhë të parë merret me hulumtime dhe edukim, të bazuara në këto qëllime themelore:

  • Tu ndihmojë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të ndërmarrin rol aktiv në zgjedhjen e konflikteve, të rrënjosura në dallimet etnike dhe të tjera; dhe
  • Promovim i konceptit për të drejta të njeriut dhe lirive themelore, si pjesë esenciale e transformimit politik, gjyqësor dhe shoqëror që po ndodh në shtet

Realizimi i qëllimeve themelore, bazohet në të ndërmarrit e aktiviteteve të ndryshme në suaza të tre lëmive kyçe:

Të drejtat e njeriut, të drejtuara kah:

  • Diseminimin i diturive nga lëmia e të drejtave dhe lirive të njeriut – nëpërmjet të ngritjes së vetëdijes për të drejtat e veta dhe të huaja dhe krijimi i kushteve për mbrojtje aktive të lirive të veta dhe të huaja, me zbatimin e mekanizmave demokratike dhe të sunduarit të së drejtës
  • Zhvillim dhe adaptim i konceptit, me qëllim që të implementohet në sa ma nivel të gjerë në realitetin maqedonas, dhe
  • Transformim i të kuptuarit ekzistues të të drejtave të njeriut – nga të shikuarit i tyre si parimisht kolektive, deri në pranimin e tyre si thelbësisht individuale.

Zgjidhje të konflikteve, të drejtuara kah:

  • Ndryshim i qasjes së njerëzve ndaj konflikteve – nga të shikuarit e konfliktit si betejë permanente dhe destruktive në mes të interesave inkompatibile, deri në të shikuarit e tyre si mundësi për zhvillim të ndërsjellë dhe përmirësim të marrëdhënieve, të cilat përveç të interesave përmbajnë edhe nevoja, ndjenja dhe vlera; dhe
  • Zbatimi i teknikave për zgjidhjen e konflikteve interpesonale dhe intergrupore në mënyrë konstruktive dhe paqësore, të bazuara në modifikimin kulturor të modeleve ekzistuese të negociatave dhe ndërmjetësimit të ndërsjellë.

Marrëdhëniet ndëretnike, të drejtuara kah:

  • Zhvillimi i respektimit të dallimeve kulturore/etnike – që nga parashikimi i tyre si bazë për konkurrencë e cila detyrimisht krijon tensione mes grupeve të ndryshme etnike, deri te pranimi i tyre si burim potencial për zhvillim të përbashkët ; dhe
  • Nxitja dhe realizimi i proceseve integruese i të jetuarit në shoqëri multietnike, ku „multikultura“ do të kishte kuptimin e „interkulturës“ – kultura të ndryshme të cilat jetojnë së bashku në një territor dhe mirëmbajnë raporte të hapura të njohjes së ndërsjellë, interaksione dhe varësi të ndërsjellë.

Аktivitetet e Qendrës janë të përqendruara në gjashtë lëmi më të mëdha:

  • Zhvillimi i programeve edukative;
  • Realizimi i trajnimeve për edukatorë dhe pjesëmarrës të tjerë;
  • Organizimi dhe ndihma për dialog dhe tryeza të rrumbullakëta;
  • Përpilimi dhe realizimi i projekteve hulumtuese;
  • Shkrimi dhe publikimi i librave, doracakëve, broshurave;
  • Dhënia e konsultimeve dhe ekspertizës për organizata vendore dhe ndërkombëtare.